Victoria dhe David Beckham ka kohë të gjatë që janë martuar dhe shpesh mediat u përpoqën të shkaktojnë konflikte mes tyre apo t’i ndajnë.
Por, dyshja britanike nuk ra në kurthin e thashethemeve të medieve rozë dhe po vazhdojnë të jetojnë të lumtur.
Megjithatë, duket se ish-futbollisti i famshëm anglez ka filluar të argëtohet me artiste muzikore.
Bëhet fjalë për Lady Mary Charents, e cila fitoi vëmendjen e ish-lojtarit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit.
Miqtë e Beckhamit pohojnë se atij i pëlqen shumë bukuroshja britanike dhe se në ndejat ku perfomon ajo si DJ, David qëndron deri në orët e hershme të mëngjesit dhe se kjo po bënë që të nervozohet Victoria.
“Asaj sportisti nuk i pëlqen, por Davidi është i marrosur pas artistes dhe nuk lejon që meshkujve e tjerë të flasin me të në ndejë”, tha një mik i afërt i Beckhamit.
Theksojmë se Lady Mary është 13 vjet më e re se ish-këngëtarja e bendit të famshëm, “Spice Girls”. /Telegrafi/