Site icon Telegrafi

David Beckham flet rreth jetës bashkëshortore me Victorian: Po bëhet gjithnjë më e komplikuar martesa jonë

LOS ANGELES, CA - OCTOBER 23: David Beckham and Victoria Beckham at the grand opening of the new Ken Paves Salon hosted by Eva Longoria on October 23, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for Ken Paves Salon)

Ish futbollisti, David Beckham foli për martesën me ish-pjesëtaren e bendit Spice Girls, Victoria.

Davidi pranoi se marrëdhënia me Viktorinë nganjëherë është “punë shumë e vështirë”.

“Gjërat bëhen pak më të komplikuara kur dy persona janë së bashku për kaq shumë kohë”, tha ai.

“Kur jeni të martuar për një periudhë të gjatë si të dy ne, ruajtja e një marrëdhënieje është gjithmonë më e vështirë”, shtoi Davidi.

“Martesa jonë po komplikohet”, tha David, por që hodhi poshtë spekulimet se do të ndahet prej bashkëshortes.

Lexo po ashtu David dhe Victoria Beckham nxjerrin në shitje shtëpinë super luksoze për 33 milionë dollarë

Megjithatë, javë më parë britaniku ngriti thashetheme për shkurorëzim, sepse nuk u paraqit në kopertinën e revistës “Vogue” me familjen e tij.

Çifti u martua në Irlandë në vitin 1999 dhe ka katër fëmijë, Brooklyn (19), Romeo (16), Cruz (13) dhe Harper (7). /Telegrafi/

Exit mobile version