Site icon Telegrafi

David Beckham duket më tërheqës pas mbjelljes së flokëve

David Beckham u shfaq me një model të ri flokësh të hënën në Hong Kong.

Ish-futbollisti 43 vjeçar duket se i ka lyer flokët përpara fjalimit të tij si ambasadori i markës globale për kompaninë e sigurimeve AIA, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

David, i cili është bërë i njohur për modelet e tij të guximshme të flokëve ndër vite, dukej i lezetshëm, ndërsa ishte i veshur me një kostum të zi.

Ish-futbollisti gjithashtu thuhet se ka mbjellë flokët e tij, një metodë normale që e praktikojnë tashmë një numër i madh i njerëzve të moshës së mesme.

Babai i katër fëmijëve bëri këtë udhëtim disa ditë pas pushimeve luksoze në Miami.

Në një fotografi të ndarë me fansat në Instagram pak ditë më parë, Beckham gjithashtu tregoi se për herë të parë pati rastin që të vizitojë Murin e Kinës.

“Sot isha në gjendje të vizitoj Murin e Madh të Kinës për herë të parë. Ndihem kaq me fat që puna ime më lejon të udhëtoj dhe të shoh vende të bukura si ky, e mrekullueshme”, kishte shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version