David Beckham ka bërë një postim romantik për bashkëshorten në përvjetorin e saj të lindjes.
Stilistja e modës ka mbushur plot 47 vite jetë dhe me këtë rast nuk mungoi një urim i veçantë nga partneri nisur me shënimin për “gruan dhe nënën më të mirë”.
“Urime ditëlindjen nënë”, fillon postimi i Beckham. “Ne të duam shumë dhe ju meritoni ditën më të mirë. Për nënën dhe gruan më të mirë urime ditëlindjen e 47-të”.
Legjenda e futbollit publikoi një imazh ku shfaqet përkrah bashkëshortes nga një natë e tyre e kaluar në plazh.
Victoria dukej në formë të mirë e veshur me një fustan të bardhë, gjersa Beckham mbante një palë xhinse dhe një këmishë ngjyrë ulliri.
Ish-anëtarja e “Spice Girl” u pa duke festuar me familjen e saj dhe të Kim Kardashian në Miami një natë para ditëlindjes.
David dhe Victoria po kalojnë shumë kohë në Miami tani që ylli ka ekipin e tij të futbollit, Inter Miami.
Dyshja janë prindër të katër fëmijëve: Brooklyn Beckham, Romeo James Beckham, Harper Seven Beckham dhe Cruz Beckham. /Telegrafi/