David Alaba pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhjetorin e kaluar gjatë një ndeshjeje mes klubit të tij Real Madrid dhe Villarreal, gjë që e pengoi atë të luante deri në fund të sezonit të kaluar dhe për shkak të kësaj, ai nuk do të mund të luajë për Kombëtaren e Austrisë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Gjermani.
Megjithatë, Alaba dhe përzgjedhësi Ralf Rangnick gjetën një mënyrë që kapiteni austriak të ishte pjesë e kombëtares në një farë mënyre.
Mbrojtësi, i cili deri më tani ka bërë 105 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për Austrinë, do të jetë pjesë e skuadrës stërvitore dhe në këtë mënyrë do të përpiqet të ndihmojë kombëtaren.
Ky është një vendim me të cilin është pajtuar Real Madridi, por ai do të duhet të paraqitet në përgatitjet e klubit mbretëror kur të gjithë lojtarët e tjerë që nuk do të luajnë në Euro 2024, që është më 15 korrik, shkruan Marca.
Kur u dëmtua dhjetorin e kaluar, Alaba u përpoq në çdo mënyrë për të arritur në Kampionatin Evropian, por në mars e kuptoi se do të ishte e pamundur.
Më pas trajneri dhe lojtari biseduan dhe arritën në një zgjidhje që i kënaqi të gjitha palët. Alaba është shumë më tepër për Austrinë sesa lojtari i tyre më i mirë. Ai cilësohet si lider shpirtëror dhe simbol i kombëtares.
Ndërsa gjendet në Euro 2024 me Austrinë, ai do të vazhdojë rikuperimin e gjurit nën mbikëqyrjen e mjekëve austriakë dhe shërbimit mjekësor të Real Madridit.
Parashikohet se gjatë Euros ai do të rikuperohet në fund në fazën ku mund të nisë me stërvitje . Alaba planifikon të luajë sërish në shtator. Austria është në Grupin D ku do të luajë kundër Polonisë, Francës dhe Holandës. /Telegrafi/