Real Madridi po luanë ndaj Sheriff Tiraspolit në Ligën e Kampionëve si mysafir, ku pjesën e parë e ka mbyllur në epërsi prej dy golash.
Mbretërit kishin katër raste para se të shënohej goli, duke rrezikuar nga këndë të ndryshme.
Zhvillohej minuta e 30-të e takimit kur mbrojtësi David Alaba nga një gjuajtje dënimi me një goditje të bukur nga jashtë zonës shënoi për 1-0.
DAVID ALABA GIVES REAL MADRID THE LEAD 🤩https://t.co/KOOVwtDu75
— Fanatics Sportsbook (@FanaticsBook) November 24, 2021
Ky ishte goli i parë i austriakut në Ligën e Kampionëve.
Krejt në fundin e pjesës së parë edhe Toni Kroos arriti të shënojë për 2-0.
Mbretërit janë në rrugë të mirë që të marrin fitore dhe kreun e grupit. /Telegrafi/