David Alba tashmë thuhet se ka bërë publike dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munichu në afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi austriak dëshiron të provojë një aventurë të re, derisa Real Madridi e Barcelona kanë shprehur interesim për të.
Sipas asaj që raporton Bild, Alba ka filluar bisedimet me super-agjentin nga Izraeli, Pini Zahavi, duke vënë Bavarezët në alarm.
Mbrojtësi thuhet se e pëlqen kalimin te Los Blancos ose te Blaugranasit, mirëpo ka interesimin edhe nga skuadrat e Ligës Premier.
27-vjeçari i ishte bashkuar Bayernit që në moshën 16-vjeçare, derisa ka shijuar disa suksese në Allianz Arena. /Telegrafi/