Site icon Telegrafi

David Alaba dyshohet për COVID-19, mund të mungojë ndaj Athletic Bilbaos

Shtohen telashet për Real Madridin një ditë para sfidës së fundit të vitit, përballë Athletic Bilbaos që zhvillohet në “San Mames”.

Listës së gjatë të mungesave, për shkak të infektimeve me coronavirus, mund t’i shtohet edhe David Alaba, që nuk mori pjesë në seancën e fundit.

Mësohet se mbrojtësi austriak po pret përgjigjen e testit dhe nëse përgjigjja do të jetë pozitive, nuk do të udhëtojë drejt “San Mames”.

Nëse mungesa e Alabas konfirmohet, Ancelotti do të ketë në dispozicion vetëm 14 lojtarë të ekipit të parë për ndeshjen që do të mbyllë vitin kalendarik.

Janë disa lojtarët që kanë rezultuar pozitivë në radhët e “Los Blancos”.

Modric vazhdon të ketë simptoma, edhe pse rezultati i testit të fundit ka qenë negativ.

Në karantinë janë edhe Marcelo, Lunin, Gareth Bale, Marco Asensio dhe Rodrygo, si dhe Davide Ancelotti, djali dhe njëkohësisht ndihmës i Carlo Ancelottit. /Telegrafi/

Exit mobile version