Dave Chappelle ka njoftuar për specialin e tij të gjashtë të Netflix, “The Closer”, i cili do të dalë në platformën e transmetimit më 5 tetor.
Në një deklaratë për shtyp, Netflix la të kuptohet se ky do të ishte fundit duke shtuar, “Kjo speciale kompleton të gjitha pjesët që përfshin: “The Age of Spin”, “Deep in the Heart of Texas”, “Equanimity”, “The Bird Revelation” dhe “Sticks & Stones””.
“Komedianët kanë një përgjegjësi për të folur në mënyrë të pamatur”, thotë Chappelle. “Ndonjëherë gjëja më qesharake për të thënë është e poshtër. Mbani mend, nuk po e them që të jetë e poshtër: Unë e them sepse është qesharake”.
Aktori dhe producenti ka qenë i zënë gjatë periudhës së COVID-19 në përgatitjen e “The Closer” e po ashtu edhe duke negociuar për “Chappelles’ Show” dhe dokumentarin e tij të ri, “Dave Chappelle: This Time This Place”.
Në premierën e “Tribeca” në qershor, Dave reflektoi mbi pandeminë.
“U trondita kur pashë rrugët sërish me plot njerëz. Njerëzit duke jetuar jetën e tyre. Jam shumë i lumtur që e mposhtëm këtë, ndërsa më vjen shumë keq për të gjithë ju që keni humbur dikë në këtë periudhë”.
Ai po ashtu u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë sa më të bashkuar.
“Ata nuk mund të na ndajnë, pavarësisht se çfarë thotë vendi ynë, pavarësisht se çfarë thotë ndonjë korporatë. Ne do të ndihmojmë njëri-tjetrin të kalojë kohë të vështira”. /Telegrafi/