Telegrafi

Dave Bautista pensionohet nga WWE për të ndjekur karrierën në aktrim

Dave Bautista (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for SXSW/Guliver)

Dave Bautista e ka shfrytëzuar paraqitjen mbresëlënëse në ‘WrestleMania 35’ pas mungesës pesëvjeçare për t’i njoftuar fansat e tij se kësaj radhe po largohet përgjithmonë.

50-vjeçari kishte nënshkruar me WWE para 19 vitesh, ndërsa tash ka vendosur që në të ardhmen të merret vetëm me aktrim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dave Bautista

“Nga pjesa më e madhe e zemrës sime, faleminderit që ma keni dhënë mundësinë që t’ju argëtoj. Sonte përfundoi libri i historisë sime dhe desha të largohem duke dhënë gjithçka që mundesha. Do të më mungojë teatri i dhunës më shumë sesa mund ta them me fjalë, por po pensionohem zyrtarisht nga argëtimi sportiv”, ka shkruar ai në Instagram.

Bautista e ka nisur karrierën e aktrimit në vitin 2006 dhe ka luajtur në filmat, si “The Man with the Iron Fists” (2012), “Riddick” (2013), “Spectre” (2015) e “Blade Runner 2049” (2017).

Në ‘Marvel Cinematic Universe’, ai e ka luajtur rolin e Drax në filmat “Guardians of the Galaxy” (2014), “Guardians of the Galaxy Vol. 2” (2017) dhe “Avengers: Infinity War” (2018). /Telegrafi/