Telegrafi

Dave Allen përfundoi në spital pas humbjes nga David Price dhe karriera e tij ndoshta ka marrë fund

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Dave Allen ka thënë se është i gatshëm të pensionohet nga boksi, pasi ishte dërguar me urgjencë në spital pas humbjes nga David Price të shtunën mbrëma.

Boksieri i kategorisë së peshave të rënda ishte nënshtruar nga Price, ndërsa trajneri David Baker u detyrua që ta tërhiqte nga ringu në raundin e dhjetë. Ndërsa pas humbjes, Allen e kishte humbur vetëdijen.

Ai ua ka dërguar fansave një mesazh nga spitali duke i njoftuar se gjendja e tij shëndetësore kishte qenë e përkeqësuar në vitin e fundit.

“Nuk dua që askush të shqetësohet për mua, thjesht një njeri i fortë është plakur dhe është zbutur në 18 muajt e fundit, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për David Price”.

“Do të jem mirë, por në 12 apo më shumë muajt e fundit, shëndeti im ka qenë i përkeqësuar dhe jam i kënaqur që e kam shfrytëzuar rastin dhe kam fituar para dhe ndoshta kam marrë fund”, ka thënë Allen.

27-vjeçari pati nevojë për oksigjen brenda ringut dhe u largua me ndihmën enjë karroce, mirëpo ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk është në rrezik për jetën. Sidoqoftë, karriera e tij duket se ka marrë fund. /Telegrafi/