Telegrafi

Davante Cooper, përforcimi më i ri i KB Istogut

KB Istogu ka njoftuar sot gjatë ditës se kanë arritur marrëveshje me qendrën shtatgjatë Davante Cooper.

Cooper, 2.07 cm i gjatë, ka pasur një karrierë të pasur duke luajtur në shtete të ndryshme. Ai ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është paraqitur në radhët e Vllaznisë.

28-vjeçari së fundmi ka luajtur për San Martin Corrientes që bën gara në Argjentinë, teksa karrierë ka bërë edhe në Bosnje, Malajzi, Kolumbi dhe Amerikë.

Me këtë transfer, Istogu synon që t’i rikthehet rezultateve pozitive në Prince Caffe Superligën e Kosovës, gjersa këtë sezon ata kanë marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshje./Telegrafi/