Dauti: Praktikisht, Shqipëria u pavarësua nga Greqia, Serbia dhe Mali i Zi – jo ngaHistoriani dhe publicisti Daut Dauti, në një shkrim të postuar në Facebook, cek Shqipëria e shpalli pavarësinë tek pasi Perandoria Otomane po shkatërrohej.
Kur u shpall pavarësia me 28 nëntor 1912, tokat shqiptare ishin të okupuara nga Greqia, Serbia dhe Mali i Zi. Pastaj, Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës i detyruan këto forca që të largoheshin nga Shqipëria në verë të vitit 1913.
“Praktikisht Shqipëria u pavarësua nga Greqia, Serbia dhe Mali i Zi”, shkruan Dauti, i cili thotë se e njëjta ka ndodhur edhe me Kosovën e cila e shpalli pavarësinë në korrik të vitit 1990, për shkak se po shkatërrohej Jugosllavia. “Por, Serbia e okupoi edhe Kosovën siç e kishte okupuar Shqipërinë. Dhe, sërish, edhe në këtë rast, bashkësia ndërkombëtare e detyroi Serbinë që të largohej nga Kosova e cila pastaj u pavarësua edhe faktikisht”.
Për Dautin, Shqipëria dhe Kosova janë projekte që i ka nisë nacionalizmi shqiptar, por i ka përfunduar bashkësia ndërkombëtare.
“Janë projekte të përbashkëta”, shton ai. “Në rastin e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare iu përgjigj thirrjes së shqiptarëve dhe erdhi që ta përmirësonte gabimin e vitit 1912-13. Shqiptarët duhet ta thërrasin edhe një herë bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të përfundoj e tërë kjo puna jonë e shteteve”. /Telegrafi/