Site icon Telegrafi

Dauti optimist se Ramushi do të lirohet javën tjetër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Daut Haradinaj në një bashkëbisedim me veteranët e Dukagjinit, ka thënë se pret që javën e ardhshme të marrin lajme të mira duke aluduar në vendimin e gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt.

Haradinaj ndër tjerash duke u shprehur për krijimin e ushtrisë, tha para veteranëve se ushtrinë do ta kenë shumë shpejtë, sepse siç theksoi ai, nuk ka shtet pa ushtri.

“Ne e meritojmë që të jemi pjesë e Evropës sepse jemi më evropianë se vetë evropianët. Kanë punu shumë njerëz për mi përmbyll shumë sfida që na kanë dal para rrugës tonë, kisha kërku që të mos tentojnë me prek një proces që kemi bo 3 vjet me përmbyll”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh i bindur se askush prej atyre që e kanë prek armën me dorë nuk do të mbetët jashtë listës së veteranëve.

“Jemi në rrugën për më përmbyll çështjen e veteranëve. Besoj që do të shihemi për lajme të mira javën tjetër”, shtoi Haradinaj.

Exit mobile version