Site icon Telegrafi

Dauti: Këto zgjedhje ishim të vetëm, partitë shqiptare kishin koalicion me maqedonasit

Kandidati i PDSH-së për kryetar në Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti, ka dalur me konferencë për shtyp në lidhje me zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën gjatë ditës së djeshme. Dauti falënderoj të gjitha votuesit e tij, që sipas tij në nivel republikan janë mbi 22 mijë vota, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në këto zgjedhje ne si parti kemi qenë të vetmuar për dallim nga partitë tjera shqiptare që kanë pasur koalicione me partitë tjera maqedonase. Ndoshta koalicioni i partisë në pushtet nuk është i çuditshëm pasi që koalicioni BDI-LSDM ishte publik, transparent dhe i paralajmëruar, ndërsa koalicioni i fshehur i BESË-s dhe Aleancës me OBRM-PDUKM-në në komuna të caktuara ishte përcaktuese për rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha Dauti.

Ai shtoi se nëse shikojmë rezultatet e zgjedhjeve në Strugë, Dibër, Gostivar, Bogovinë, dhe Negotin-Vrapçisht duket qartazi bashkëpunimi i ngushtë mes Aleancës dhe OBRM-PDUKM-së.

“Po ashtu nëse i shohim rezultatet në komunat e Brvenicës, Tetovës, Tearcës, Sarajit dhe Çairir, duket qartë koalicioni BESA – OBRM-PDUKM”, shtoi Dauti.

Ndryshe, Dauti për Komunën e Tetovës ka qenë në garë me Bilall Kasamin nga Lëvizja Besa, Teuta Arifi nga BDI, Adnan Neziri nga ASH dhe Goran Manojloski nga radhët e OBRM-PDUKM. Kandidati i PDSH-së në Tetovë arriti të sigurojë 4564 vota, ndrësa e para ishte Teuta Arifi me 13246, e ndjekur nga Bilall Kasami me 8755./Telegrafi/

Exit mobile version