Site icon Telegrafi

Dauti: Kandidoj pasi e ndjeva si akt moral (Video)

Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale është deputeti i deritanishëm i kësaj partie, Bardhyl Dauti.

Ai dje pas shpalosjes së kandidaturës ka thënë ”Kandidimi për këtë post është një obligim i lart moral para të gjithash ndaj qytetarëve të komunës së Tetovës, të cilët kanë përvuajtur nga shërbime publike me cilësi të ulët nga qeverisja e kaluar e komunës së Tetovës që shpresojm që nuk do të përsëritet. Arsyeja e dytë është që të rikthehet shprasa veçanërisht te gjenerata e re për një jetë më të mir urbane, për një qytetari aktive për një kultur qytetare dhe për shërbime publike më të sakta, më të mira dhe më të mirseardhura për qytetarët e komunës së Tetovës të cilët dorën në zemër u kanë munguar në qeverisjen e kaluar. Këto poste nuk janë personale, gjithsesi se janë publike dhe besojë që detyrë që do të ushtroj si kryetar i komunës së Tetovës do të jetë një detyr e rëndësishme para së gjithash për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës” tha mes tjerash Dauti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dauti më tej shton ”Plani është i detajuar operacional dhe i saktë. Pikë së pari është rikthimi i shpresës për një jetë më të mirë, për një jetë më të mirë urbane, për një qytetari më aktive dhe për shërbime politike më eficente. Qytetarët e Tetovës janë ballafaquar me detyrime të larta fiskale për kundër vlerë të shërbimeve të ulta nga qeverisja e kaluar komunale gjë që nuk do të përsëritet dhe do të bëjmë harmonizime të tilla buxhetore në mënyr që edhe detyrimet fiskale të qytetarve të komunës së Tetovës të jenë të ulta dhe për ato detyrime që do të paguajnë të gëzojn benefite më të larta. Pra duhet të konsiderohet edhe harmonizimi i mirëqenies së qytetarëve të komunës së Tetovës me mundësi dhe kapacitete buxhetore që komuna e Tetovës mund të ofroj në emër të shërbimeve publike qytetarve” përfundoi Dauti.

Bardhyl Dauti është lindur në vitin 1982 në Tetovë ndërsa ka doktoruar në Shkencat Ekonomike, në Universitetin e Lubjanës. Para se të zgjidhej deputet në këtë përbërje të kuvendit ai ka qenë këshilltar në komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së. /Telegrafi/

Exit mobile version