Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë dhe njërin nga liderët e VLEN-it se po largon profesionalistët nga puna.
“Para dite deklaron se janë konstatu dobësi përveç tjerash edhe profesionale, që çuan në vdekjen e femijës 14 muajshe, mbas dite largon mjek profesionist nga puna siç është Arben Hudi vetëm pse është perkrahës i Ziadin Selës dhe bashkëshort i ish-deputetes Artina Qazimi”, akuzon Dauti.
Më mirë largohu ti, shton Dauti, sesa ti largosh profesionistët nga puna./Telegrafi/