Site icon Telegrafi

Dautaj operohet me sukses në Shkup

Mesfushori i skuadrës së Ferizajt dje (e hënë) e ka bërë hapin e parë të madh drejt shërimit. Ai është operuar në mëngjesin e të hënës në Shkup. Intervenimi në të mësohet se ka shkuar shumë mirë, por nuk ka ndonjë datë më të freskët të rikthimit të tij në fushë.

Futbollisti do t’i ndjekë disa faza të shërimit deri sa të riaftësohet plotësisht për të luajtur. Ndryshe, ai u lëndua në Gjilan, në ndeshjen të cilën Ferizaj e humbi nga Drita, 2:0. Lëndimi ia pamundësoi atij edhe grumbullimin në Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version