Ata u provuan në një ndeshje kontrolluese të ndarë në dy ekipe, por pas takimit ‘bardheblutë’ e Tiranës i kanë përshëndetur me thënien ‘do t’iu thërrasim’.Njëjtë u veprua edhe me ish-sulmuesin e Drenicës e Dritës, Semir Ramizin, i cili erdhi nga Zvicra. Ai la Servetten për t’u provuar te Tirana, por pa sukses. Ramizi ka luajtur edhe në Stade Nyonnais të Ligës së Dytë të Zvicrës.
Ai vjen nga Tërnoci i Bujanocit, prej nga është edhe mesfushori i Tiranës, Mensur Limani. Bashkë me ta në prova ishte edhe një malazez. I kontaktuar nga “Sport Ekspres” në Shqipëri, trajneri i 24-herë kampionëve, Gugash Magani, bëri të ditur se tek Tirana e tij dëshiron futbollistë që bëjnë diferencën. /Tribuna/Telegrafi/