Kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme, nuk do të jetë Daut Haradinaj.
Dega në Deçan e AAK-së sot i ka dhënë mbështetje Bashkim Ramosajt për kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune. Kështu ka bërë të ditur deputeti i këtij subjekti, Daut Haradinaj.
“Të gjitha strukturat e degës së AAK-së në Deçan sot i dhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së Bashkim Ramosajt për Kryetar të Komunës së Deçanit.
Dega e AAK-së në Deçan është si asnjëherë e strukturuar dhe e fuqishme ku fitorja e radhës është e padiskutueshme.
Ju priftë e mbara Bashkim Ramosaj drejt fitores dhe të gjithë asambleistëve në listë!
Deçani pret shumë prej teje mbështetja nuk do të mungon.
Urime Deçan!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/