Telegrafi

Daut Haradinaj: Nëse Serbia ia mësynë veriut, do t’ia bëjmë më zi se në vitin 1999

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se nëse Serbia ka qejf mund ta sulmojë pjesën veriore të Mitrovicës mirëpo do ta pësojë keq.

Në një intervistë për gazetën Blic, Haradinaj ka thënë se në luftën e fundit në Kosovë, Serbia është turpëruar me ushtrinë e saj.

“Kur të kanë qejf le t’ia mësyjnë, tri herë më zi se më 1999-ën do t’ua bëjmë. Ata e kanë provuar më 1999, kur kanë qenë fuqia e tretë në Evropë dhe janë turpëru”, ka thënë Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pas deklaratave të zyrtarëve Serbë se nëse nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Kosovën, atëherë ata do ta marrin me ushtrinë veriun.