Njëri prej komandantëve të Dukagjinit, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se ideja e Millosheviqit ka qenë ta ndajë edhe Pejën dhe përkrah Bistricës kah Istogu të lidhet me veriun.
Madje, Haradinaj e ka lidhur edhe arrestimin e tij, pas lufte, me këtë zhvillim.
“U kam thënë se sa të jem gjallë nuk do të zbatohet ai plan”, ka thënë Haradinaj.
Vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka bërë përgjegjës SHIK-un për të gjitha përfoljet se ai është përfshirë në haraç. /Telegrafi/
https://youtu.be/3PSam9f52jo