Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar se nuk ka prova se presidenti aktual i shtetit Hashim Thaçi, ka qenë spiun i Francës.

Në emisionin “Komiteti” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin – ka thënë se “besojë që edhe Franca ka me e dëshmu që kemi të bëjmë me një veprim të gabueshëm”.

“Përndryshe, nëse dikush ka dorë prej këtuhit në rastin e Ramushit, duhet me i ardhë turp, sepse këtë gjëra do të dalin një ditë në shesh”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka theksuar se do të kandidojë për kryetar të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Shkoj atje me bindje se do t’ju ndihmoj. Besoj se mund t’ju ndihmoj”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version