Telegrafi

Daut Haradinaj: Fshati Maxharraj do të jetë i AAK-së

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot i janë bashkuar banorët e fshatit Maxharraj.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook. Ai ka thënë se Aleanca do të vazhdojë me vizionin e saj për shtet funksional dhe që nuk do t’i nënshtrohet askujt, transmeton Telegrafi.

Deputeti Haradinaj ka thënë se fshati Maxharraj do të jetë i Aleancës.

Shkrimi i plotë:

“Sonte në fshatin Maxharraj në konakun e Fazli Kastratit që e kisha paralajmëruar, u pritem nga i madh e i vogël. Nga sot ky fshat do jetë AAK.

Kjo frymë e mbështetjes e meriton respektin më të madh. Këta njerëz bujarë qe sot na u bashkuan dhe atyre që do na bashkohen në ditët në vijim, ju premtuam që do rrugëtojmë bashkë në të mirën e përbashkët. 

Faleminderit fshatit Maxharraj dhe Fazli Kastratit.

Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i pa nënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/