Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj emëron fajtorët që lanë veriun në këtë gjendje (Video)

Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë për emisionin Personale të TV Dukagjinit, se fajtorë për gjendjen në veri të Kosovës janë të gjithë bartësit e UÇK-së dhe të politikës kosovare të pasluftës.

Në emisionin që jepet sonte në orën 22:30, Haradinaj ka dëshmuar për herë të parë se si janë gjetur dokumente që dëshmojnë se qëllimi u Sllobodan Millosheviqit ka qenë ndarja e Kosovës.

Në Personale ai ka rrëfyer si asnjëherë më parë për luftën dhe pasluftën. Aty ka treguar për rënien e vëllezërve, por edhe vrasjen e vëllait tjetër pas lufte.

Daut Haradina ka përmendur me emër adresën që, sipas tij, është kujdesur që gjatë gjithë pasluftën të degradojë familjen Haradinaj.

Personale, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të politikës, të artit dhe të medias tregojnë të pathënat e tyre.

Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com, prej orës 22:30.

https://youtu.be/hlGW8BKWfqA

Exit mobile version