Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte ka vizituar Komunën e Prizrenit.
Haradinaj përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, thotë se edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës.
“Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga të rinjtë e kësaj ane. Kjo rini e mrekullueshme që po e përqafon AAK-në, është dëshmi e një suksesi të pakontestuar”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar ” jam krenar me ju rinia jonë e Prizrenit”.
“Kthesat e mëdha nga Prizreni kanë filluar”, ka pohuar ai. /Telegrafi/