Telegrafi

Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait, Agronit

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar për shkak të mungesë së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinajt, në varrimin e vëllait të tij, Agronit.

“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij”.

“Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lexo po ashtu Me nderime të larta varroset ish-eprori i UÇK-së, Agron Haradinaj

Më 18 maj 2022, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Që të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020.

Ndryshe në ceremoninë e varrimit të Agronit kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga jeta publike e politike në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ishte i pranishëm në varrim, ka pasur rastin që nëpërmjet video-lidhjes ta ngushëlloj Nasim Haradinajn për humbjen e vëllait.

“Përmes video-lidhjes pata rastin të ngushëlloj edhe Nasim Haradinajn për humbjen e vëllait. Nasimi mbahet i fortë, siç ka qenë gjithnjë”.

Mehaj ka thënë tutje se vepra atdhetare të Agronit do të kujtohet përherë me krenari./Telegrafi/