Telegrafi

Daut Haradinaj: Drenica dhe Kosova po sfidohen seriozisht

Sipas deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, dënimi i udhëheqësve të Drenicës nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i persekutimit të figurave rezistente të luftës dhe pasluftës.

Si njëri nga udhëheqësit e luftës së UÇK-së në Dukagjin, Haradinaj ka shtuar se i vjen vërtetë keq që, derisa më herët u dënuan Sylejman Selimi e Sami Lushtaku, tanimë janë dënuar edhe Fadil e Nexhat Demaku, të dy të cilët thotë se i ka njohur mirë.

“Drenica dhe Kosova po sfidohet seriozisht në ato që për mua janë të shenjta, por ju djem sot jeni më të mëdhenj për mua sesa gjithë ata që ju persekutuan. E di se si ndjeheni sonte por besoj qe kjo histori do përfundojë shpejtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/