Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj bën thirrje për bashkimin e forcave për zgjidhjen e Demarkacionit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se çështja e Demarkacionit duhet të mbyllet shpejt.

Haradinaj ka thënë se duhet t’i bashkojmë forcat dhe të gjejmë zgjidhje sa i përket Demarkacionit.

“Kolegët e mi, po iu them sinqerisht, nuk po dua të shitem patriot, por të gjithë që jemi këtu jemi për t`i dhënë drejtim temave për të cilat jemi lodhë me to. Presionin ndërkombëtar po e shihni për demarkacionin. Nuk do të heqim dorë për asnjë metër, por duhet t`i bashkojmë fuqitë për me i dhënë drejtim”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar më pas se askush nuk po thotë që t’i falim tokë Malit të Zi.

Kujtojmë se së fundi lidhur me Demarkacionin, janë dhënë ide se si të ecët tutje. Njëra ndër këto ide e që duket se do të jetë përfundimtare është pajtimi i dy shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi që nëse ka të gjetura të reja dhe pas një periudhe 2-3 vjeçare të përmirësohet vija kufitare, gjë e kjo e cila pritet të arrihet javën e ardhshme me vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version