Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka denoncuar publikisht një person që po thirret në emrin e tij.
Haradinaj, pëpëres një njoftimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ky person, tash për tash i panjohur, po thërret njerëzit në telefon, duke u prezantuar si ai.
Haradinaj ka bërë të ditur se një prej njerëzve që ky person ka telefonuar, është edhe ish-futbollisti Agim Cana, babai i ish-futbollistit Lorik Cana. Haradinaj ka zbuluar edhe numrin e telefonit të personit që po thirret në emrin e tij.