Pas parakalimit të FSK-së, sheshet e Prishtinës tashmë janë mbushur me qytetarë, të cilët kanë dalë të kremtojnë 11 vjetorin e Pavarësisë.
Me flamuj shtetëtror e kombëtar dhe daulle, në kryeqytet po vazhdon festa për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në sheshet e Prishtinës, gjatë pasdites do të ketë edhe organizime të tjera për këtë festë, raporton Telegrafi.
Rreth orës 18:30 do të ndizen fishekzjarret, kurse më vonë do të ketë edhe një koncert. /Telegrafi/