Ish-presidenti republikan Donald Trump do të përballet me zëvendëspresidenten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, pasi presidenti aktual Joe Biden u tërhoq nga gara.
Këtu është një afat kohor i ngjarjeve që lidhen me zgjedhjet deri në ditën e inaugurimit në janar të vitit 2025, shkruan Reuters.
Deri më 7 gusht: Demokratët kanë pasur kohë të zhvillojnë një votim virtual për të emëruar zyrtarisht kandidatin e tyre.
19-22 gusht: Konventa Kombëtare Demokratike në Chicago.
10 shtator: Data e rënë dakord nga Biden dhe Trump për debatin e dytë presidencial.
18 shtator: Vendimi për dënimin e Trumpit i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh. Bëhet e ditur se dënimi u shty deri pas zgjedhjeve.
5 nëntor: Dita e zgjedhjeve.
Më vonë në nëntor: Mund të duhen ditë që rezultati i zgjedhjeve të bëhet i ditur, veçanërisht nëse ai është i afërt dhe fletëvotimet e dërguara me postë janë një tjetër faktor.
6 janar 2025: Në një seancë të Kongresit shpallen rezultatet dhe deklarohet se kush është zgjedhur president i SHBA-së.
20 janar: Bëhet inaugurimi i fituesit të zgjedhjeve dhe zëvendëspresidentit. Në këtë ceremoni, fituesit betohen zyrtarisht. /Telegrafi/