Milani do të përballet me Manchester United në fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës, ndërsa takimi i tyre i fundit në mars të 2010 përfundoi me një fitore 4-0 të Djajve të Kuq.
Sot (e premte) u hodh shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës dhe klubet tashmë kanë mësuar kundërshtarët.
Fati deshi që dy klube të mëdha si Manchester Unitedi dhe Milani ta shohin veten si kundërshtar në këtë fazë të kësaj gare.
Por, kur do të luhen përballjet klasike në mes të dy kundërshtarëve të vjetër?
Ndeshja e parë do të luhen më 11 mars në Old Trafford, ndërsa ndeshja e dytë do të luhen më 18 mars 2021 në San Siro.
🏴 Manchester United vs Milan 🇮🇹#UELdraw pic.twitter.com/6eD6kWyKOj
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 26, 2021
Ndryshe, takimi i fundit midis të dy ekipeve daton në mars të 2010 kur Rossonerët pësuan një humbje 4-0 në Old Trafford.
Sidoqoftë, ishte hera e vetme që Manchester United eliminoi Milanin nga një garë evropiane.
Milani humbi tre nga katër ndeshjet e fundit kundër gjigantëve anglezë, por fitorja e tyre e fundit në 2006 ishte vendimtare për të marrë një vend në finalen e Ligës së kampionëve.
Rossonerët dhe Djajtë e Kuq kanë luajtur dhjetë ndeshje kundër njëri-tjetrit, duke fituar nga pesë ndeshje secili. /Telegrafi/