Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni ka publikuar detyrat dhe afatet e tyre të cilat duhet të përmbushen për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator të këtij viti.
KSHZ-ja njofton se pas publikimit të vendimit për mbajtjen e referendumit më së voni deri më 31 korrik duhet të dorëzojë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për vendosjen e të dhënave për qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
KSHZ-ja është e obliguar që më së voni deri 10 ditë pas shpalljes së referendumit, të vendos në shqyrtim publik Listën Zgjedhore për qytetarët, shqyrtim i cili do të zgjasë 15 ditë (do të fillojë nga 9 gushti, deri më 23 gusht në mesnatë).
Për referendumin është paraparë të ketë edhe fushatë nga partitë politike, qytetarët, OJQ-të, deputetët dhe aktorë të tjerë, i cili sipas KSHZ-së do të fillojë më 30 korrik dhe duhet të përfundojë më 27 shtator.
Për fushatën e cila do të zhvillohet është e paraparë të ketë edhe raporte financiare të cilat duhet të dorëzohen në KSHZ nga aktorët që janë në pushtet, dhe këtë duhet ta bëjnë më së voni deri më 27 tetor.
Nëse eventualisht ndodh që referendumi të përsëritet në disa vende, ai duhet të ndodh 14 ditë pas votimit më 30 shtator. Datat e rëndësishme dhe gjitha afatet për mbajtjen e referendumit mund t’i lexoni këtu./Telegrafi/