Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në pajtim me vendimin për nënshkrimin e zgjedhjeve të anëtarëve dhe këshilltarëve komunal, ka miratuar kalendarin (afatizimet) në të cilat përcaktohen çështje të veçanta në lidhje me listën e kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë të komunave.
Telegrafi Maqedoni më poshtë ju sjell disa nga afatet të cilat sot KSHZ i miratoi në seancë.
Më së voni deri 4 tetor:
Lista e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të komunave dhe Bashkisë së Shkupit, e ndryshuar me kandidat të ri, publikohet në mënyrë të vërtetuar me Ligjin Zgjedhor për shpalljen e listës së vetme të kandidatëve, në afat prej 24 orëve nga dita e ndryshimeve të kryera në listën e kanidatëve.
Më së voni deri 5 tetor:
Nëse ndonjëri nga kandidatët e vërtetuar në listën e kanidatëve për zgjedhje ndërron jetë në periudhë më të shkurtë se 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, lista e kandidatëve mbetet në fuqi.
Nëse kandidati i propozuar, vërtetohet në listën e kandidatëve dhe vdes në ditën e vërtetimit të listës së kandidatëve, partia politike gjegjësisht koalicioni ka të drejtë të propozoj kandidat tjetër në vend të tij, më së voni deri 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Më së voni deri 4 tetor:
Lista e kandidatëve për zgjedhje të kryetarëve të komunave, zëvendësohet me një kandidat të ri, publikohet në mënyrë të vërtetuar nga Ligji Zgjedhor për shpallje të listës së kandidatëve në afat prej 24 orëve nga dita e ndryshimeve të kryera në listën e kandidatëve për kryetarë.
Më së voni deri 5 tetor:
Nëse ndonjëri nga kandidatët për krytarë të komunave të vërtetuar në listën e kandidatëve, ndërron jetë në periudhë më të shkurtë se 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, zëvendësimi i kandidatit do të bëhet në procedurën e paraparë në nenin 67-b paragrafet 1 dhe 2 të Ligjit Zgjedhor, ndërsa komisioni kompetetn zgjedhor në bashkëpunim me KSHZ-në do të ndryshojë mbajtjen e zgjedhjeve për atë komunë për 14 ditë.
Çdo bartës i listës së kandidatëve për zgjedhje të këshilltarëve dhe krytarëve të komunave, ka të drejtë të caktojë përfaqësues dhe zëvendës të tij, të cilët do ta ndjekin punën në organet zgjedhore, nga fillimi i procesit zgjedhor deri në publikimin e rezultateve.
Më së voni deri 12 tetor:
KSHZ kryen edukim detyrues të anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe ju jep certifikata në mënyrën dhe afatet të caktuara në program.
KKZ kryen, organizon dhe zbaton edukimin e anëtarëve të saj, sipas planit dhe programit të KSHZ-së dhe jep çertifikata për trajnimin e mbaruar.
Deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale kanë ngelur edhe më pak se dy javë, ndërsa fushata zgjedhore përfundon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve./Telegrafi/