Site icon Telegrafi

Data domethënëse nxiti mijëra çifte të martohen

Disa nga çifte bile kishin insistuar të martoheshin saktë në orën 10 e 10 minuta të mëngjesit. Rreth 7.200 çifte nga Koreja e Jugut dhe shtetet tjera lidhën kurorë të dielën, më 10.10.2010 në kishën e bashkimit e cila organizoi një martesë të madhe masive për herë të dytë gjatë këtij viti.

I vetëshpalluri mesia dhe themeluesi i kishës së bashkimit Sun Myung Moon bekoi të gjitha qiftet të cilët ishin mbledhur në jug të Seulit në Institutin e diellit dhe hënës në Asan.

Nëntëdhjetëvjeçari Sun Myung Moon shpalli martesën e qifteve gjatë ceremonisë e cila zgjati rreth një orë dhe që u transmetua “live” në televizionet e 194 shteteve nëpërmjet internetit. Por në rastin e Koresë së Jugut nuk bëhej fjalë vetëm për datën e shënuar që nxiti këtë ceremoni masive. Themeluesi i kishës së bashkuar kryen martesë të tilla masive që 50 vite, ndërsa më e madhja e organizuar ndonjëherë ka qenë ajo e organizuar në New York më 1982 ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Përveç në Korenë e Jugut, çiftet janë martuar në ceremoni masive edhe në kryeqytetin e martesave të shpejta–Las Vegas. Disa zyrtarë të martesave u detyruan ta shtyjnë orarin e punës për t’i kënaqur të gjithë klientët. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version