Avokati Dastid Pallaska, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit ka thënë se Kosova duhet të çlirohet nga politikanët të cilët të vetmin qëllim e kanë mbetjen në politikë. E tillë, sipas tij, është skena aktuale politike.
Ai ka thënë se duhet bërë përpjekje që gjenerata e re të angazhohen në ngjizjen e një ideje të re politike në vend e që politikanët e sotëm në pushtet të pensionohen.
Sipas tij, qeverisja PDK- LDK bazohet mbi nevojën për të ndarë plaçkën.
“Ndarja e plaçkës është parimi i vetëm për të cilin pajtohen këto dy parti, parim që e gjen tek secila organizatë kriminale”, thotë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=-K-TpyWk_Gw