Telegrafi

Dasmori ia grabiti buqetën me lule që e hodhi nusja (Video)

Amanda Doyle e hodhi buqetën me lule, si pjesë e ritualit se kush e zë, është në radhë që të martohet.

Zakonisht kjo ceremoni shkon me përgëzime dhe të qeshura, por nuk ndodhi njëjtë edhe në një dasmë që u zhvillua në Dublin të Irlandës, transmeton Telegrafi.

Në momentin që shoqëruesja e nuses e kapi buqetën, një dasmor nisi të përleshej, e hodhi për dyshemeje dhe ia grabiti prej dore.

“Jam i dëshpëruar që të martohem, më duhej ajo buqët për fat të mirë”, ka thënë ai, duke pranuar se e kishte tepruar me pijen. /Telegrafi/