Aida Doci është një këngëtare mjaft e dashur dhe ka tashmë ka me mijëra fansa anekënd trojeve shqiptare.
Këngëtarja po vazhdon me projekte të reja muzikore, por edhe me paraqitjet para publikut përmes koncerteve.
Megjithatë artistja këtë sezon duket se është e angazhuar tejet mase edhe me dasma, ku po merr pjesë me këndime në ditët më të lumtur të çifteve.
Ajo së fundi ka qëndruar në qytetin e Gostivarit, ku ka krijuar atmosferë të shkëlqyeshme duke argëtuar dasmorët. Këta të fundit e kanë shpërblyer duke i dhënë para në formë të bakshisheve.
“Mbrëmë dasmë në Gostivar. Bashkë me orkestrën time të mrekullueshme dhe Doruntina”, ka shkruar ndër të tjerash biondina në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Doci pritet të sjell video projekte të reja gjatë muajve të ardhshëm dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/