Site icon Telegrafi

Dasmën ushtria e kthen në mort – 35 të vdekur dhe 13 të plagosur në Afganistan

Një numër civilësh janë vrarë në një sulm ajror dhe sulm tokësor në një strehë talebanësh nga forcat speciale afgane në provincën jugore të Helmand.

Siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kishte raporte kontradiktore për numrin e njerëzve të vrarë dhe të plagosur në operacionin të dielën në mbrëmje në rrethin Musa Qala, i cili është nën kontrollin e Talibanëve.

Zyrtarët thanë se civilët e vrarë ishin pjesë e një procesioni dasme që u vu nën zjarr gjatë operacionit që synonte një shtëpi të përdorur nga Talibanët.

Omar Zwak, zëdhënësi i guvernatorit të krahinës, i tha Al Jazeera të hënën se të paktën 14 luftëtarë, përfshirë gjashtë të huaj, ishin vrarë, duke shtuar se autoritetet po hetonin raportet mbi viktima civile.

“Ne e dimë që ka pasur vdekje civilësh në këtë bastisje, por ende nuk kemi një numër”, tha ai. “Sidoqoftë, ne jemi duke hetuar për të zbuluar më shumë”.

Attaullah Afgan, një anëtar i këshillit provincial Helmand, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se 35 civilë ishin vrarë dhe 13 të tjerë janë të plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version