Kuvendarja e PDK-së në Prizren, Agnesa Bytyçi, në ditën e dasmës, është përshëndetur me kolegët e saj të Kuvendit.
E veshur me vello, ajo ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku ka bërë fotografi të ndryshme.
Para se të përfundojë punimet mbledhja e Kuvendit Komunal, kryesuesi Kujtim Gashi, i ka lejuar kuvendarët për 5 minuta për t’u përshëndetur me Agnesën, transmeton TV Prizreni.
Kolegët e kanë uruar Agnesën për jetë të mirë bashkëshortore.