Telegrafi

“Dasmë dimërore”: Alpinistët kurorëzohen brenda shpellës së ngrirë (Foto)

Tristan Tanovan-Fox dhe Daniel Fox që nuk i duan ceremonitë e mëdha martesore, e kanë përjetuar dasmën e ëndrrave me atë që iu pëlqen që të dyve.

Nusja 46-vjeçare dhe dhëndri katër vjet më i ri, kanë lidhur kurorë para zyrtares së ofiqarisë, dy dëshmitarëve dhe qenit të tyre Kobe, në një shpellë të ngrirë diku në thellësi të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Çifti që janë takuar janarin e kaluar, është dashur të udhëtojnë për 20 minuta me helikopter, derisa kanë shkuar te hyrja e shpellës dhe më pas kanë ecur me kujdes nëpër terrenin e thepisur.

Megjithëse merren me alpinizëm, ata e kanë pasur mjaftë të vështirë të lëvizin, teksa nusja duhej të kujdesej edhe për fustanin e gjatë. Përkundër që ka kaluar afro tri orë te stilisti i flokëve dhe grimeri, megjithatë është dashur të vë helmetë shkaku i sigurisë.

Ceremonia e shkurtër ka filluar me leximin e tekstit të kurorëzimit, betimet dhe ndërrimin e unazave para dëshmitarëve.

“Ishte e vështirë por gjithçka përfundoi si duhet. Shqetësimi ynë më i madh ishte moti, që për fat atë ditë ishte i mirë. Ishte mjaftë ftohtë, por me një masiv aq të bukur akulli që ishte në afoni, gjithçka tejkalohej”, ka thënë Fox për dasmën e tyre. /Telegrafi/