Site icon Telegrafi

Dasmat në Las Vegas mund të jenë në numër rekord në natën e Vitit të Ri – dhe ka një arsye për këtë

Një valë çiftesh që pritet të thonë “Po” në Las Vegas në natën e Vitit të Ri mund të vendosin një rekord për ditën “më të ngarkuar të dasmave” në qytet.

Kjo sepse 12/31/23 njihet në industrinë masive të dasmave në Las Vegas si një “datë speciale”, falë modelit të përsëritur 1-2-3 1-2-3, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Është një goditje e dyfishtë”, tha Melody Willis-Williams, presidente e Vegas Weddings, e cila operon në shumë vende.

“Sa herë që ka të tilla data speciale, ato janë gjithmonë jashtëzakonisht interesante. Dhe nëse lidhen me natën e Vitit të Ri është një spektakël”.

Numri për t’u mposhtur në natën e Vitit të Ri është 4,492 – rekordi njëditor për martesat në Las Vegas, i vendosur më 7 korrik 2007. /Telegrafi/

Exit mobile version