Telegrafi

Dasma zgjati katër ditë, fqinjët thirrën policinë pasi rrugët e një lagjeje në Angli u shndërruan në një ‘zonë lufte’

Fqinjët e shqetësuar u detyruan të thërrisnin policinë gjatë një feste ‘dasme katër-ditore’ e cila e ktheu rrugën e tyre në një “zonë lufte”.

Një varg makinash të shtrenjta, përfshirë Porsche dhe Lamborghini, u rreshtuan rrugëve në Telford, Shropshire të Anglisë, fundjavën e kaluar, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Si rezultat, banorët ishin të indinjuar pasi thuhej se u luajt muzikë me zë të lartë deri në orën 3 të mëngjesit dhe kishte shumë fishekzjarrë.

Ndërkohë, pamjet nga vendi i ngjarjes treguan radhë makinash, me vlerë rreth 150,000 funte, që rreshtoheshin nëpër rrugë, si dhe një turmë e madhe burrash me kostume.

Një banor tha se grupi po festonte një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të rregulloreve të coronavirusit.

“Festa e madhe” besohet se filloi të premten më 25 qershor, dhe vazhdoi deri të hënën në mbrëmje.

“Shumë banorë u është dashur ta durojnë këtë për katër netët e fundit, nuk është aspak e drejtë. Dasmë ose jo martesë, kjo nuk është koha e përshtatshme për të vendosur fishekzjarrë”. /Telegrafi/