Telegrafi

Dasma u shndërrua në një funeral, çifti brazilian u aksidentuan pak orë para se të martoheshin (Foto)

Dasma e një çifti duhej të transformohej në një funeral pasi të dy vdiqën një orë para se të martoheshin.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dasma e Luana Alves, 36 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Rodrigo Nogueira, 31 vjeç, do të mbahej në orën 11 në një kishë në Passos, në juglindje të Brazilit.

Por natën para dasmës të dy u aksidentuan me makinë ndërsa po shkonin në shtëpi për të finalizuar përgatitjet për ditën e tyre të madhe.

Policia tha se makina e tyre u përplas me një tjetër, pasi shoferi Rodrigo u përpoq të tejkalonte një tjetër automjet në autostradën 184 të Brazilit.

Nusja Luana vdiq menjëherë ndërsa Rodrigo pak orë më vonë pasi ai u dërgua në spital në një gjendje të rëndë.

Të afërmit e shokuar, shumë prej të cilëve sapo kishin ardhur në qytet gati për dasmën, shpejt duhej të organizonin varrimin e çiftit.

Funerali i rregulluar me shpejtësi ka ndodhur në të njëjtën kishë ku ata duhej të lidhnin nyjën, sipas raporteve.

Shoferi i makinës tjetër, Jorge Rocha, 50 vjeç, u dërgua gjithashtu në spitalin Alzeira Velano, por gjithashtu vdiq nga plagët e marra. /Telegrafi/