Site icon Telegrafi

Martohet Ertila Koka (Foto)

Këngëtarja simpatike, Ertila Koka, i ka dhënë fund beqarisë, pasi këtë fundjavë e ka kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Edgar.

Ata janë fejuar në vitin 2014 pas dy vitesh lidhjeje. Janë njohur në një mënyrë krejt të veçantë saqë mund të themi se ka qenë dashuri me shikim të parë.

Në natën e Halloween në 2012, Ertila ishte veshur si engjëll kur ai ishte afruar dhe kishin filluar të kërcenin mes miqsh. Ertila është një nga këngëtaret më të dashura për skenën shqiptare në sajë të vokalit potent që ka, transmeton revistawho.com.

Fati i ka buzëqeshur dhe në dashuri pasi ditën e sotme çifti i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, tashmë si bashkëshortë. Ceremonia është zhvilluar në Tiranë dhe në të kanë qenë të ftuar disa artistë si: Maya, Erik Lloshi etj.

Më poshtë do të gjeni fotografitë e shkëputura nga ceremonia martesore.

Exit mobile version