Dasma do të duhej të ishte dita më e lumtur e jetës për nusen dhe dhëndrin, por kështu nuk ndodhi gjatë një dasme në Indi, ku salla e mbushur me dasmorë u shndërrua në “ring boksi”, pasi dhjetëra persona u përfshinë në rrahjen masive.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë një dasme në Agra në pjesën veriore të Indisë, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët e rastit kanë pranuar se rrahja masive filloi për shkak të servimit të dobët të ushqimit, ku anëtarët e dy familjeve (nuses dhe dhëndrit) humbën kontrollin dhe filluan të gjuajnë tavolinat e karriget mbi dasmorët.
Videoja e filmuar nga një kalimtar rasti, shfaq dasmorët duke u rrahur me njëri-tjetrin dhe duke i përdorur tavolinat dhe karriget si armë të ftohta.
Madje një burrë shihet duke e goditur me shufër një djalë të ri, të cilin më pas e rrokullis nëpër shkallët e lokalit ku po zhvillohej dasma. /Telegrafi/