Ceremonia me një kosto prej 74 milionë dollarësh i ka lënë të gjithë pa mend, por njëkohësisht ka shkaktuar edhe zemërim të madh në Indi.
Ish-ministri i Shtetit, Gali Janardhana Reddy, ka organizuar një dasmë, ku nuk kanë munguar aksesorët e florinjtë dhe performancat e yjeve të Bollivudit për 5 ditë me radhë.
Nusja është shfaqur para dasmorëve me disa fustane shumë të kushtueshme, ndërsa dhëndri ka mbërritur i shoqëruar nga 5 kuaj të bardhë, përcjell Tema.
Një dasmë e tillë ka shkaktuar zemërim pasi vjen pikërisht në momentin kur në vend është lëshuar një urdhër që ndalon indianët të mbajnë më shumë se 1000 rupi kesh me vete. Kjo ka dëmtuar më shumë shtresën e varfër dhe tregtarët.
Ndërsa ish-ministri Reddy ka thënë se I kishte bërë të gjitha pagesat e dasmës në momentin kur ka nisur organizimi, para se të vendosjes kufizimi i mbajtjes së parave kesh.
https://www.youtube.com/watch?v=6DEszU_uqIQ