Telegrafi

Dasma përrallore e Bubulina Krasniqit (Foto)

Një tjetër artiste i dha fund beqarisë. Këngëtarja e mirënjohur Bubulina Krasniqi, në një dasmë madhështore kurorëzoi lidhjen e saj me Pëllumb Kallabën ditën e premte me 24 qershor 2016.

Politikanë, artistë dhe shumë emra të njohur të jetës publike të Kosovës dhe Shqipërisë, ishin të pranishëm ne këtë dasmë madhështore.

Por, ajo që e bëri shumë të veçantë pos atmosferës që mbretëroi ishte edhe organizimi dhe dekorimi i sallës që nuk ishte parë ndonjëherë në dasmat e organizuara deri me tani në Kosovë.

E natyrisht këtë e mundësoi kompania më e madhe në vend GRAND decor, e cila tashmë e sa vite është lidere në organizimin e dasmave dhe eventeve të tjera .

Vetë artistja Krasniqi ka postuar fotot nga dekori në profilin saj në Instagram dhe ka shkruar “Një dedikim special për @granddecor & Shemsije Dermaku, të cilët çdo gjë që krijojnë i japin madhështi e bukuri. Faleminderit për përkushtimin dhe pozitivitetin tuaj! Unë dhe Pëllumbi u jemi shumë mirënjohës!”

Tashmë GRAND decor është bërë adresa e vetme e yjeve të showbizit, të cilët ëndërrojnë një dasmë përrallore dhe unike për ditën e tyre më të rëndësishme në jetë.

(Artikull i sponsorizuar)