Në Bejrut të Libanit, dasma ka mundur të kthehet në tragjedi, pasi nusja dhe dhëndri janë hedhur në pishinë.
Fustani i gjatë i nuses është mbushur me ujë dhe pesha e rëndë ka filluar ta tërheqë teposhtë, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar, shihen të sapomartuarit që numërojnë dhe pastaj hidhen në ujë, teksa të gjithë brohorasin. Por, atmosfera gazmore kthehet në shqetësim, pasi gruaja nuk mund të dilte në sipërfaqe.
Në drejtim të çiftit nuk shkon askush, por dikush i del në ndihmë duke ia zgjatur mbajtësen e kamerës.
Megjithëse filmimi përfundon me ata në pishinë, besohet se kanë shpëtuar pa lëndime. /Telegrafi/
https://youtu.be/NzpOysMgOzo